Manchester United i rikthehet fitores në Premier duke triumfuar me rezultatin 3-1 përballë Southampton. Një fitore me përmbysje e arritur në fund të takimit me tre golat e shënuar nga Amad Diallo.
Ëndrra e Southampton për të triumfuar në “Old Trafford” zgjati deri në 10 minuta nga fundi. Duke udhëhequr në fund të pjesës së parë me autogolin e Ugarte, Southampton qëndroi deri në minutën e 83-të, kur skuadra e Amorim barazoi falë Diallo.
Ish-lojtari i Atalantës përsëriti veten pak minuta më vonë, duke shënuar golin e avantazhit në të 90-ën, asistuar nga Eriksen. Dhe në limitet e kohësh shtesë, edhe njëherë ai, që përfiton nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe shënon një hat-trick.