Trazirat mes dy tifozërive në Stuttgart-PSG. 59 tifozë francezë në paraburgim, 47 tifozë vendas, ndalohen të hyjnë në qendër të qytetit

Pesëdhjetë e nëntë tifozë francezë që mbërritën në Shtutgart për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për këtë mbrëmje kundër PSG-së (ora 21:00) u arrestuan dhe do të mbahen në paraburgim deri nesër në mëngjes.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale. “Ultratsit francezë dhe gjermanë nga të dyja skuadrat synonin të përplaseshin jashtë stadiumit”, nënvizuan autoritetet gjermane, duke zbuluar se edhe tifozët e Saint-Etienne kishin mbërritur në Gjermani për të mbështetur ultrasit e Shtutgartit.

Për të shmangur tensionet e mundshme, policia gjermane, e ndihmuar nga policia parisiene, ka nisur nga dita e djeshme kontrolle  në stacion dhe në hotelet e qytetit. Një gjyqtar vendosi masën e ndalimit parandalues ​​për 59 tifozë për të shmangur përplasjet deri në fund të ndeshjes.

Në të njëjtën kohë, 47 tifozë të ekipit vendas, të cilët tentuan të ndiqnin ultrasit francezë, u ndaluan të hyjnë në qendër të qytetit dhe në lagjen Bad Cannstatt, ku ndodhet edhe stadiumi Neckardstadion ku do të zhvillohet ndeshja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu