Friday, January 31, 2025

Tetova: Skuadra po ecen mirë, por ka akoma më shumë për të dhënë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Egnatiaa, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Egnatia-Bylis, 2-1

“Mendoj frikë jo, por Bylisi u hodh i gjithi në sulm. Kishim mundësitë me Guindo dhe Melo, por mendoj prap të lumtur nga ndeshja, funksionoi mirë. Pjesën e parë kishim mundësitë, lojtarët ishin para portës dhe rrjedhshmëria ime.

Problematikën që kishim në pjesën e parë, e bënë çunat në pjesën e dytë. Bylisi ishte me 5 në mbrojtje, ne kishim raste, nuk e kishim përgatitur ashtu ndeshjen. Është mënyra e golit te Regit me Bakajokon, thellësia te 15 metrat që kam kërkuar gjithë kohës në stërvitje. Mendoj që deri te momenti i golit, pjesën e parë nuk e kemi bërë. Pastaj ishte çdo gjë si në stërvitje.

Te 4-2-4, Lushkja ka detyra të tjera. Po shkon mirë, po shënon ose është para portës. Nuk kam pse rrezikoj, te zbres dikë poshtë që e kam shumë efikas lart.

Mendoj që është forma e mirë, automatizim te 4-3-3 ose 4-2-3-1, por nuk është akoma forma më e mirë. Shpejtësia duhet të jetë akoma më shumë. Gjithsecili e ka të ngulitur në kokë çfarë kërkohet dhe nuk duhet të dalim nga këto detyra, u shpreh Tetova për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img