Kampionati i Abissnet Superiore mbylli të shtunën javën e 23-të, ndërkohë që e 24-tra luhet në fundjavë. Por, më përpara, në mesjavë, të mërkurën, FSHF ka programuar të luhen ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.
Nëse turet e mëparshme ka qënë vetëm një ndeshje direkte mes dy skuadrave për të siguruar kualifikimin, nga ky tur, rregullorja përmban dy takime, vajtje dhe ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.
Katër çiftet çerekfinaliste të këtij turi janë:
AF Elbasani – Vllaznia
Bylis – Egnatia
Laçi – Partizani
Dinamo City – Skënderbeu