Wednesday, February 5, 2025

Opinion- Edi Martini: Shqipëria organizatore e Kampionatit Europian 2027. Një super arritje, jo vetëm në aspektin sportiv!

Lexo

Ish futbollisti kampion me Vllaznisë, në vijim me një karrierë të pasur sportive në futbollin gjerman si dhe kombëtaren e Shqipërisë, suksese të cilat i vijoi edhe në cilësinë e trajnerit, sidomos me trofetë e fituara në krye të Teutës së Durrësit, e cilëson organizimin e Kampionatit Europian 2027 si një arritje të madhe të Shqipërisë.

Ndër të tjera, në opinionin e tij, ai ndalet edhe tek reagimet e shumta për bashkëorganizimin e këtij eventi me Serbinë, për të cilën ai shprehet se është një organizim sportiv dhe se sporti është sport dhe jo politikë.

Postimi i trajnerit Edi Martini

Erdhi dita që të organizojmë një kampionat europian të 21 vjeçarëve në Shqipëri, një super arritje, jo vetem në aspektin sportiv që jemi të kualifikuar si vend organizator por edhe në aspektin ekonomik ku Shqipëria do jetë kryefjala e të gjithë Europës për një muaj me rradhë.  Jemi bashkë me Serbinë në këtë organizim, por sporti është sport dhe jo politikë. Asnjërit nga ne nuk na ndryshon asgjë mendimi për ta por të organizosh një finale Kampionati Europian është një ëndërr, dhe një ëndërr që e shikon shumë rrallë. Brravo dhe suksese ekipit tonë kombëtar U21, suksese Alban Bushi!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img