Elbasani dhe Vllaznia do të përballen pasditen e sotmë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 17:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Në rolin e arbitrit kryesor të kësaj sfide do të jetë Daniel Vrapi nga Tirana. Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Xhuljo Mani po nga Tirana dhe Devis Korreshi nga Lushnja,ndërsa i katërt është emëruar Lushnjari tjetër Laver Alla.
Ndërsa në dhomën e VAR-it në ndihmë të kryesorit Vrapi do të vijnë Olsion Yzeiraj nga Patosi dhe asistenti i tij Erjon Bastari nga Tirana. Delegat i këtij takimi është caktuar Eraldi Shera nga Shijaku dhe Vëzhgues i arbitrave është caktuar Ervis Peza nga Tirana.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Elbasani-Vllaznia
Arbitër kryesor: Daniel Vrapi(Tiranë)
Asistent 1: Xhuljo Mani(Tiranë)
Asistent 2: Devis Korreshi(Lushnje)
Arbitër i 4: Laver Alla(Lushnje)
Var: Olsion Yzeiraj(Patos)
Avar: Erjon Bastari(Tiranë)
Delegat: Eraldi Shera(Shijak)
Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)
Fatos LAMAJ