Wednesday, February 5, 2025

Brdaric: “Sot nuk ishim të zgjuar sa duhet, në sulm mund të bëjmë më mirë”

Lexo

Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola, 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas kësaj sfide ka folur tekniku i “kuqebluve”, Thomas Brdaric.

“Pikë së pari e prisnim një ndeshje të fortë, të dy ekipet luftojnë për raundin tjetër. Po ashtu ishte ndeshje jashtë, e dinim që duhet të kalonim limitet për t’u shpërblyer me diçka në fund. Për Elbasanin është mundësi e mirë ky turne, pasi në kampionat janë pak mbrapa. E dimë që do të hedhin të gjitha forcat për të kaluar në raundin tjetër dhe për këtë më duket rezultat i mirë.

Nervozizmi? Normale, askush nuk ka qejf të mposhtet, çdo situatë mund të jetë vendimtare dhe unë nuk ankohem për gjyqtarët. Por të jem i sinqertë e humba kontrollin në 20 minutat e fundit, po shkonin të gjitha gjërat në favor të Elbasanit. Nuk mund të pranohet gjithçka, ndaj isha pak nervoz. Ai mund të ishte më mirë se është gjyqtar i mirë. Por ne gjërat duhet t’i shohim te vetja dhe siç e thashë, një ndeshje në fushë kundërshtarë, barazim dhe jam në rregull me këtë.

Po të shkosh në dhomat tona të zhveshjeve, do ta shohësh se sa ftohtë është atje, duhet të ishte pak më nxehtë. Jashtë është më ngrohtë se sa në dhomën tonë të zhveshjes. Nuk e di çfarë po ndodh këtu, ndoshta po kursenin energjinë. Nuk e kuptoj.

Ne e kishim të vështirë të merrnim diçka sot, por duhet të motivosh ndryshe lojtarët. Kur e di se si funksionon në futboll, duhet të investosh gjithmonë në punën tënde dhe shpërblehesh në fund.

Krymi në mbrojtje është si opsion për të qenë të paparashikueshëm. Por e dimë që Krymi mund të rrijë më shumë në qendër, e di që bën më mirë rolin para mbrojtjes. Të shohim, sot dukej mirë. të shohim në vijim.

Lojtarët e dinin, por sot nuk ishim të zgjuar sa duhet, 3-4 kundërsulme mund të ishin më mirë. Por duhet të rritemi, sidomos në dublimin e lojtarëve apo pas ndërhyrjeve. Mund të çojmë sa më shumë lojtarë në zonë, por nuk deshëm të rrezikonim, se në një tranzicion negativ bëhet e vështirë se është arma e fortë e Elbasanit. Ishte balancë e mirë mes dy reparteve, por përsëri në sulm mund të bëjmë më mirë”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img