Elbasani dhe Vllaznia kanë mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen e tyre të parë çerekfinale, duke lënë diskutimet për kualifikimin në ndeshjen e dytë në Shkodër. Pas ndeshjes, trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenoviç, u shpreh:
“Për mua jo ftohtë, sot tamam. Dhe jashtë nuk ishte shumë ftohtë. Nuk e di si ishte andej situata. Për mua ishte mirë.
Çfarë mund të bëjmë më shumë është pasimi i fundit. Në pjesën e parë mungoi pasimi i fundit. Çunat luajtën mirë nga fillimi deri në fund. Dhe në pjesën e dytë ishim mirë, një rast i mirë nga Tsage. Dhe pastaj nga Qose. Për mendimin tim merituam të fitojmë ndeshjen, ndoshta jo 2 apo 3-0, por me një gol po.
Kemi shumë ndeshje përpara. Deri tani jemi në vendin e pestë, por kemi shumë ndeshje përpara. Mund të luftojmë. Nuk pranoj, nuk dorëzohem.
Ne jemi në çerekfinale dhe kemi dy ndeshje. Sot kërkuam të fitojmë. Kemi me 26 një tjetër finale, ishim me mendim dhe lojë për të fituar, por prap me kujdes. Kampionati i vështirë, por jo i pamundur, do luftojmë. Kupa një tjetër shans, do luajmë prap dhe të shikojmë si do dalim.
Nuk e di pse Olberkis lojtari i ndeshjes, dhe Tsage me Xhoel mirë. Sot kishim rastet për gol. Ndoshta nëse kemi Lleshin, ai është tipik shënues, nga 1 rast e gjysmë ai shënon gol, ndoshta dhe ky ishte minus për ne.
Tsage ishte lodhur. Në ndeshjen e fundit ishte me plot minuta. Pastaj Tsage jashtë, Ze Gomesh brenda dhe ishte në rregull. Pjesa e dytë ishim më agresivë dhe më lart, kjo ishte strategji nga fillimi deri në fund”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.