Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i ka besuar arbitrit ndërkombëtar Enea Jorgji të gjykojë sot ndeshjen Vllaznia-Bylis. Takimi në fjalë, i vlefshëm për javën e 24-të të kategorisë Abissnet Superiore, luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 17:00.
Asistentë të kryesorit Jorgji do të jenë, Denis Rexha dhe Endri Mehmetaj, ndërsa arbitër i katërt është Laver Alla.
Në sistemin VAR është caktuar, Dorjan Maletaj dhe AVAR, Avar:Orlando Kuka. Delegat: Engli Kokona dhe Vëzhgues: Prek Pjetrushi.
Fatos LAMAJ