Kategoria e Dytë-Dy Selmanët, i japin fitoren Ilirisë në përballjen me Besëlidhjen 2-0. Mbyllet Java e 14-të e Grupit A

Iliria-Besëlidhja 2-0(Adolfo Selmani 15′, Brajan Selmani 54′)

Iliria:Xhika,Kallaku(Hoxha 85),Vidal(Bakalli 85),Stafa,B.Selmani,Koleci(Flores 69),Veriu,Qehaja(Deliu 46),Guedes,Markoçi,A.Selmani(Trokthi 85) Trajner:Dritan Smajli

Besëlidhja:Hoxha,Alcani,Ruqi,Përlesi(Kovaçi 57),Fuçija,Dedaj(Agius 56),Allamani(D.Marku 44),Hajderaj,Vukaj,Dibra,N.Marku(Shabanaj 35) Trajner:Edmond Dalipi

Gjyqtarë:Albano Stolaj(Tiranë),Gjergji Gegprifti,Amarildo Spahiu(Pogradec),Florjan Hysa(Burrel) Delegat:Genc Misha(Tiranë) Vëzhgues:Vasil Nikolli(Laç)

Dy Selmanët, Adolfo dhe Brajan, i japin fitores Ilirisë 2-0 në sfidën e luajtur sot përballë Besëlidhjes, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Një fitore kjo që merita shkon edhe për trajnerin Dritan Smajli, i cili sfidoi ekipin e qytetit të tij, që jo shumë larg ka qënë në drejtimin e tij.

Golin e parë për ekipin nga Fushë-Kruja e shnëoi Adolfo Selmani. Qendërmbrojtësi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të. Ndërsa për të vulosur sfidën,mendoi Brajan Selmani që shënoi në minutën e 54-të.

Me këtë fitore, Iliria shkon në kuotën e 33 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë, vetëm dy pikë larg Luzit kryesues. Në krahun tjetër, kjo humbje lë lezhjanët me 20 pikë në vendin e 6-të në renditje.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu