(Video) Nations League / Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”, fiton 4-0 ndaj Kroacisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 4-0. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën B të UEFA Nations League, shënuan Fortesa Berisha, Alma Hilaj, Megi Doçi dhe Klea Hamonikaj.

Trajneri Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion titullar: Viona Rexhepi (GK), Arbenita Curraj, Arbiona Bajraktari, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Ilarja Zarko, Klea Hamonikaj dhe Alma Hilaj.

Vajzat e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 14-të me golin e Fortesa Berishës.

Shqipëria nuk e uli ritmin dhe në minutën e 24-të gjeti golin e dytë me Alma Hilajn, pas një asistimi nga Megi Doçi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në fraksionin e dytë, skuadra jonë menaxhoi mirë lojën dhe vazhdoi të rrezikonte. Goli i tretë erdhi në minutën e 72-të, kur kapitenja Megi Doçi shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Në këtë takim, trajneri Grima aktivizoi edhe Antigona Hyskën, Armela Tukajn, Kristina Maksutin, Djellza Istrefajn dhe Mikaela Metallën.

Në fundin e ndeshjes, Shqipëria shënoi edhe golin e katërt me Klea Hamonikajn, e cila përfitoi nga një gabim i portieres kroate dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Ndeshja u mbyll me fitoren fantastike të Shqipërisë, 4-0.

Shqipëria e vajzave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në grupin B4 po ndaj Kroacisë, këtë herë në transfertë. Takimi do të luhet më 8 prill, në “Sport Centre Rudes”, në orën 16:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana, “poker” ndaj Vorës. Dopieta e Hazrollaj dhe Xhixha e Hazrollaj, fiksojnë fitoren e thellë 4-0

Tirana-Vora 4-0(Shënues: Kis 14', 51',81') Tirana:Bekaj,Ilievski,Kollej(Vitija 62’),Staniç,Ndong,Vogli(Mysloviç 62’),Krymi,Berisha(Daci 62’),Hazrollaj,Xhixha(Tare 77'),Kis(Maçi 83') Trajner:Dean Klafuriç Vora:Harizaj,Zuna,Shiba,Shehi,Dionellis(Vrapi 57’),Frroku(Hasaj 71’),Kashari,Barjamaj(Trajkov 46’),Karrica(Halabaku 46’),Pedro,Gjyla(Daka 46’) Trajner:Arjan Bellai Gjyqtarë:Silvio...
- Advertisement -spot_img