Finalja me Laçin, panik te Skënderbeu, shkak behen statistikat

Skënderbeu ndodhet në një pikë të rëndësishme të sezonit, teksa afrohet fundi i një kampionati të vështirë. Me vetëm katër javë të mbetura nga mbyllja e Superiores, skuadra korçare po përgatitet për një ndeshje vendimtare në luftën për mbijetesë, përballë një kundërshtari direkt si Laçi. Transferta në Kurbin konsiderohet një pikë kyçe për ecurinë e bardhekuqve,të cilët jan të vendosur të ndryshojnë rrjedhën e sezonit dhe të shmangin një fund dramatik.

Përballja ndaj Laçit,e planifikuar për të dielën,është një duel që shkon përtej tre pikëve. Është një përplasje që mund të përcaktojë fatet e dy ekipeve në javët e mbetura. Duke mar parasysh rëndësinë e ndeshjes,stafi teknik i Skënderbeut ka nisur përgatitjet që prej fillimit të javës,me synimin për të ndërtuar një strategji të qartë dhe efektive përballë një kundërshtari që historikisht ka qenë i vështirë për tu mposhtur.

Statistikat nuk jan në favor të Skënderbeut. Në tetë përballjet e fundit në fushën e Laçit,korçarët kan arritur vetëm një fitore dhe ajo daton në marsin e vitit të kaluar. Katër prej ndeshjeve janë fituar nga kurbinasit,ndërsa tri jan mbyllur në barazim. Nëse analizojmë bilancin e përgjithshëm të përballjeve mes dy skuadrave që nga viti 2020,panorama bëhet edhe më e zymtë për korçarët,vetëm dy fitore për Skënderbeun,tetë për Laçin dhe shtatë barazime.

Këto shifra flasin për një dominim të Laçit në përballjet direkte,sidomos kur ndeshjet luhen në Kurbin. Megjithatë,tek Skënderbeu nuk mungon besimi. Në kampin bardhekuq e shohin këtë sfidë si një mundësi për të përmbysur trendin negativ dhe për të marrë një rezultat që mund të japë oksigjenin e nevojshëm në betejën për mbijetesë.

Një lajm i mirë për korçarët është fakti se për këtë takim,trajneri do të ketë në dispozicion të gjithë grupin. Mungesat nuk do të jenë një pengesë,çka i jep më shumë hapësira teknikut Ernest Gjoka për të manovruar dhe për të përzgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm. Kjo është jetike për një ndeshje ku çdo detaj do të ketë peshë dhe çdo gabim mund të ndëshkohet rëndë.

Nga ana tjetër,edhe Laçi është nën presion,pasi pozitat e tyre në tabelë nuk jan aspak komode. Kurbinasit do të tentojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe historikun pozitiv për të mar tre pikët,por jan të ndërgjegjshëm se do të ken përballë një Skënderbe të motivuar dhe të uritur për sukses.

Me fatet e sezonit që varen nga ky takim,Skënderbeu dhe Laçi do të zbresin në fushë me të gjitha armët,në një ndeshje ku gabimet nuk falen dhe fitorja është më e rëndësishme se kurrë.

Fatos Lamaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu