Friday, November 22, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Teuta/Kapiteni Gurishta: Kemi lënë pas humbjen me Tiranën, kërkojmë fitore ndaj Teutës

Lexo

Në konferencën për shtyp dhënë paraditen e së dieles në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, përkrah trajnerit Brdariç ishte edhe kapiteni Erdenis Gurishta. Ndër të tjera ai tha se e kanë lënë pas humbje me Tiranën dhe tashmë janë të përqëndruar fort për të marrë fitore ndaj Tutës.

“Javët e fundit kemi luajtur mirë dhe kemi marrë rezultate, përveç ndeshjes së fundit, ku luajtëm mirë dhe humbëm. Nuk e merituam humbjen sepse erdhi si pasojë e një momenti pa përqendrimi në zonë. Tirana erdhi një herë në portë dhe shënoi, ne kishim disa raste dhe nuk ia arritëm. Kështu është futbolli. Atë humbje e kemi lënë pas dhe përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Kundra Teutës gjithmonë ka qenë e vështirë, por kemi treguar se dimë si ta mundim Teutën dhe kam besim se nesër ndeshja do flasë për ne. Ky kampionat deri në javën e fundit do shkojë kështu”, tha fillimisht Gurishta.

Si kapiten, por edhe si pjesëtar i prapavijës, Gurishta flet edhe për repartin e mbrojtjes së Vllaznisë, ku hera herës ka edhe gabime, siç ishte edhe rasti i ndeshjes së kaluar me Tiranën. “Duhet të jemi më të vëmendshëm në ato raste që na krijojnë ekipet kundërshtare. Nesër do jetë një ndeshje shumë e ndërlikuar. Jemi të qetë, nuk kemi fare presion, futemi në fushë për më të mirën.Nuk mund të them se një rezultat negativ do na nxirrte jashtë garës, nuk i mendojmë këto skenare, përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Le ta kalojmë me sukses më pas mendojmë për 5 ndeshjet e mbetura”, tha ndër të tjera kapiteni kuqeblu, Erdenis Gurishta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img