Thursday, April 25, 2024

Futboll Superiore/Vllaznia-Teuta, ndeshje titulli në Shkodër, Brdariç presion Martinit: E mund dhe më pas e qeras me verë

Lexo

Vetë pozitat që mbajnë në tabelën e klasifikimit, Teuta e para dhe Vllaznia e treta, përballja e së hënës në “Loro Boriçi” konsiderohet shumë e rëndësishme për fatet e titullit kampion. Një gjë të tillë e ka pohuar në konferencën për shtyp edhe trajneri kuqeblu, Tomas Brdariç, por duke shtuar se nuk është vendimtare. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë pragndeshje, gjermano-kroati i pankinës së Vllaznisë ka preferuar të përdorë një presion psikologjik mbi homologun e tij, Edi Martini. “Nesër ndaj Edi Martinit do marrim tre pikët dhe së bashku do pimë verë të bardhë, e paguaj unë”, është shprehur Brdariç duke qënë i bindur dhe i vendosur se skuadra e tij do të dalë fituese në këtë sfidë. Deklaratë kjo e Brdariçit që ia kalon presionin shkodranit të pankinës durrsake, Edi Martini.

Në vijim, duke folur konkretisht për situatën në skuadrën e tij, Brdariç, tha: “E analizuam ndeshjen me Tiranën. Problemi ishte në finalizim, në zonën e rreptësisë, kishim mungesë përqendrimi dhe nuk iu përkushtuam shumë ndeshjes. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, mbajmë topin më shumë, por kjo nuk mjafton. Nesër duhet të jemi më cinikë në lojë, të finalizojmë të gjitha rastet tona. Mendoj se nesër është vetëm një hap në rrugën drejt titullit. Tashmë përballemi me një Teutë ndryshe, në krye të klasifikimit dhe ekip shumë i fortë, por dimë sesi t’i mundim ata, i kemi mposhtur dhe këtu. Nesër është ndeshje tjetër, tjetër kapitull, mendoj se kemi aftësitë që nesër të fitojmë. Ne konsiderojmë çdo rezultat sepse edhe më parë kemi bërë rezultate negative, por kjo nuk ka ndikuar në punën tonë. Ne po rritemi, jemi në ndërtim e sipër, në proces. E kemi thënë edhe më parë se jemi në progres të vazhdueshëm dhe çdo rezultat ndijon në rritjen tonë. Nuk po krijojmë një ekip thjesht për sot, kërkojmë vazhdimësinë, por nesër e dimë se është ndeshje e fortë dhe i kemi mundësitë për të fituar. Ekipet janë të një niveli, janë të afta të luajnë mirë”, tha ai.

Sa i për kundërshtatit, Brdariç e velerëson Teuten, sidomos për repartin sulmues, por gjithësesi, duke konsideruar si favor që luajnë në shtëpi, ai beson shumë në fitore. “Teuta ka elemente të aftë për të bërë diferencën, sidomos në sulm, por edhe ne kemi lojtarë të tillë. Nëse punojmë të gjithë së bashku, do jetë ndeshje e mirë. Na favorizon fusha dhe fakti që luajmë në shtëpi. Për mua ka rëndësi të jemi mirë fizikisht dhe të bëjmë një ndeshje mbi mesatare nga fillimi, në fund. Jo të gjithë lojtarët janë në formën më të mirë. Do fusim më të mirët në fushë. Ajo që ka rëndësi gjithashtu është edhe ana mentale, sepse psikologjia vendos shumë. Në sulm duhet të jemi më të fokusuar përpara portës. Duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe përgatitjen e lojtarëve. Në futboll duhet të kesh saktësinë para portës, nesër duhet të jemi të saktë para portës”, përfundoi Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img