Lajmi i fundit- Durrsaku, Florjan Lata, gjykon sot supersfidën, Vllaznia-Dinamo. Në VAR, Emanuela Rusta. Superiore, Java e 34-t, ora 15:30, në “Loro Boriçi”

Vllaznia-Dinamo, sfida shumë e rëndësishme që luftohet për vendin e dytë të tabelës së klasifikimit të kategorisë Abissnet Superiore do të gjykohet nga arbitri durrsak, Florian Lata. Ky është vendimi që ka marrë sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndihmës të Latës do të jenë Erind Burgu dhe Xhuljo Mani dhe gjyqtar i katërt Andi Koçi. Në VAR do të jetë Emanuela Rusta dhe AVAR Olsion Yzeiraj.

Delegat i FSHF-së është Alban Tafaj, ndërsa vëzhgues, Prek Pjetrushi

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu