Skuadra pukjane e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, pjesë e grupit A të Kategorisë së Dytë, nuk arriti të kualifikohej direkt si fituese e grupit, por këtë objektiv do të këmbëngulë ta realizojë në përballjen e fazës Play Off.
Sipas formulës së FSHF-së, sot Tërbuni i Pukës, do të ketë sot një sfidë të vështirë duke u ndeshur në transfertë me ekipin e Sopotit të Librazhdit. Një përballje kjo shumë e rëndësishme, e cila do të jetë me vetëm një takim, ku në përfundim të ndeshjes vendoset skuadfra që vazhdon më tej konkurimin drejt objektiit të kualifikimit në Kategorinë e Parë.
Në pritje të kësas ndeshje, e cila luhet në ora 15:00, drejt stadiuimit të Librazhdit janë nisur një grup tifozësh pukjanë, për të cilët biznesmeni i njohur Petrit Syla, ka vënë nē dizpozicion falafas autobuzin e vēllezerve “TĒRBUNI “.
(Video) Nisja e tifozëve pukjanë drejt Librazhdit për ndeshjen, Sopoti-Tërbuni.
Fadil HYSENI