Vllaznia mori një fitore bindëse 3-0 në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për raundin e 34-të në Superiore.
Goli i parë u shënua nga Qato duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë për kuqeblutë. Ndërsa në pjesën e dytë realizoi talenti Dodaj dhe kapiteni Bekim Balaj me penallti i cili nuk tundte rrjetën prej gati dy muajsh.
Me këtë fitore Vllaznia barazon me pikë Dinamon dhe i merr vendin e dytë ndërsa blutë zbresin në të treti.