Gjoka: “Me vjen keq, kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen”

Skënderbeu u ndal në barazim sot me shifrat 1-1 ndaj Tiranës. Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Është për të ardhur keq se kishim mundësinë ta fitonim këtë ndeshje, por janë ndeshje të vështira edhe të rënda psikologjikisht, në momentin që u goditëm nga një faull që mund ta kishim evituar u barazua ndeshja dhe ishte frikë, por është evidente pasi nuk duhet të bëjmë hapa fals. Unë nuk mendoj që ishte performancë e keqe pjesa e dytë, por më shumë përkujdesje.

Nuk mendoj që ishte erë e çuditshme, unë mendoj që jo. Ramos ka qenë i përgatitur për mbrojtës të djathtë dhe ka qenë episod për mbyllje, është thjesht çështje këndvështrimi, donim ti jepnim më shumë forcë krahut të djathtë”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu