Tetova: “Nuk e di çfarë lloj futbolli është ky, vetëm penallti nuk ishte. Nuk jepen 4 minuta shtesë kur nuk bën lojë efektive”

Partizani mposhti Egnatian me shifrat 1-0. Edlir Tetova doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

Nervozizmi? Nuk e di që nëse në futboll ka statistikë zero gjuajtje në portë dhe fiton ekipi kundërshtar, loje efektive zero. Nuk e di çfarë lloj futbolli është ky. Zero fate.

Referuar arbitrimit? Patjetër, zero fare. Pas penalltisë, që nga penalltia, vetëm me penalltinë që nuk ka lidhje kjo. Ndaj kemi gjyqtarë në fushë, në momentin kur nuk bën lojë efektive, shtohet minuta, 20, 30, sa të shtrihen në tokë ata, jo katër minuta shtesë.

Normalisht që është pa raste se në momentin që kemi një ekip me bllok të ulët fare 6-3-1, e kishim parashikuar, duhet të luanim te linja e dytë. Por shumë pak e bëmë se 6 veta në linjë, edhe terreni kur ke topin nuk është se është i favorshëm që të luash shpejt dhe kjo ndihmon kundërshtarin”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu