Edicioni i 86-të i kampionatit Abisnet Superiore po i afrohet fundit,ndërsa të shtunën do të zhvillohen 5 ndeshjet e javës së parafundit. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë,duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.
Egnatia,Dinamo dhe Vllaznia kan siguruar tashmë biletat për në fazën “Final-Four”,ndërsa gara për vendin e mbetur,për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.
Bylis përballet me Partizanin,ndërsa Egnatia do të pres në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan,teksa Dinamo do të udhëtoj drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës,me laçianët që luftojnë për mbijetesën.
Tirana do të përballet me Teutën,një takim i vështirë,ku të dyja skuadrat duan fitoren.
Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit,teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final-Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës.
Fatos Lamaj