(Video) Humbi ndeshjen e parë me Partizanin në shtëpi 0-1, Edlir Tetova: E kthejmë në Tiranë, Egnatia shkon në finale! Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalja e dytë, Partizani-Eganatia, të mërkurën ora 19:00. “Arena e Demave”

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shkon plot besim për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, kundër Partizanit, edhe pse ka humbur në ndeshjen e parë. Ai thotë se Egnatia ka një grup lojtarësh që janë mësuar me vështirësitë dhe dinë si të dalin nga situata, ndaj ka bindjen për fitore.

Egnatia shkon drejt Arenës së Demave në Tiranë të mërkurën për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit, me bindjen për të arritur finalen. Për ta arritur, i duhet patjetër fitorja, pasi në ndeshjen e parë në Rrogozhinë fitues dolën të kuqtë, 1-0. Trajneri Edlir Tetova thotë se në atë ndeshje skuadra e tij luajti më mirë dhe i mungoi vetëm goli.

“Ekipi bëri mirë në lojë, por jo në rezultat. Do mundohemi të jemi më racional në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi më të kujdesshëm, nuk ka më ndeshje kthimi, gjithçka mbaron”.

Tetova është optimist për të kaluar më tej, pasi ka një grup lojtarësh me përvojë e që di të dalë nga situatat e vështira.

“Mendoj se kam një grup lojtarësh që e dinë se çfarë është vështirësia, e dinë se çfarë është rezultati në disavantazh, shpresoj shumë tek grupi që kam”.

Partizani është një kundërshtar i vështirë, që i ka fituar dy ndeshjet e fundit kur kampionëve në fuqi. Tetova i konsideron si rezultate që nuk tregojnë realisht atë që ndodhi në fushë, në secilën prej ndeshjeve.

“Nuk është reale ajo që ka ndodhur, mendoj se kemi patur shumë efektivitet në lojë. Për lojtarët e mi është vetëm rregullimi i shënjestrës”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova në prag të sdeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu