Sinqerisht kurre nuk e kisha menduar qe do te vinte nje dite …qe ulur ne kolltukun tim…ne shtepine time ketu ne Ameriken e larget…do te shihja permes ekranit te TV …ndeshjen dikur te ashtuquajtur Derbi i kryeqytetit…Tirana – Dinamo…ndodhur ne ato pozicione…extremisht te kunderta prej njera tjetres…
Luajtur ne stadiumin e komunes se Rrogozhines…e njohur dikur ne Shqiperi vetem per sapunet e zinj 15 lekesh qe perdoreshin per te lare rrobat……per kengen e Celo Mezanit dhe per nje stacion treni te vogel lokal pergjate hekurudhes Tirane – Durres – Elbasan – Pogradec.
Dhe kohet jo vetem qe kane ndryshuar por permbysja eshte aq e madhe sa e ke te veshtire seriozisht qe te besosh se sot Tirana e Dinamo qe kane fituar se bashku gjysmen e titujve kampione dhe te kupave te Shqiperise … jane pa stadiumet e tyre…nderkohe qe Rrogozhines bravo i qofte qe pervecse per momentin ka skuadren me te mire ne Superligen shqiptare …ka 2-3 vjet qe po fiton Kampionatin , Kupen e Superkupen.. e po merr pjese ne kupat europiane por ka tashme edhe nje stadium te vetin ne nivelet bashkekohore…
E ndersa Tirana mizerrabel e xhambazit Refik Halili sot luante ne Rrogozhine e i gezohej fitores me Dinamon [ qe bente sikur luante futboll ]…thjesht…se nuk ra direkt nga Superliga…por javen qe vjen do te luaje me Besen a Pogradecin per te mesuar nese do qendroje mes me te mirave te futbollit shqiptar apo do ti beje shoqeri Skenderbeut e Lacit…
Dhe kur rikujton faktin tjeter ate te renies se Tiranes nga kategoria per here te pare ne historine e saj mbi 100 vjecare …vetem pak vite me pare e kur po kjo siluete e frikeshme po i sillet rrotull edhe keto dite te trazuara Prilli…sikur te del nga shpirti shprehja …harram e turpi ju mbulofte te gjithe juve qe mbani veshur ate fanelle te rende …qe jo vetem qe nuk ja dini vlerat e as nuk e meritoni …por edhe e keni bere aq pis saqe kerkushi nuk do guxonte dot as ta conte nder mend.
Faqen e zeze e pac o Refik Halili…qe vetem prej atij poshterimi historik ” qe i dhurove” sport klubit tone pak vite me pare duke e nxjerre nga Superiorja c’ka nuk kish ndodhur kurre me pare ne permbi 100 vjet te historise legjendare te Bardhe e Bluve…ti qysh ate vit duhej te ishe larguar nga drejtimi i klubit e mundesisht te mos kishe me asnje lloj lidhje ne vazhdim me futbollin e vecmas me Tironen… sa te ishe gjalle.
Mallkuar te gjithe ju qe e perdhoset kesisoj ate fanelle legjendare e historike Bardhe e Blu…ju qe e bete kaq fort pis historine e shkelqyer nder dekada e permbi 100 vjecare te SK Tirones…
Kane stadiume te rinj Kukesi e Rrogozhina qe te dyja bashke kane aq banore sa ka Lapraka apo edhe Kombinati …e nuk ka stadium SK Tirona qe ka fituar permbi 55 Tituj e Trofe kombetare…qe dikur perballej me Ajaksin, Bayern Mynihun, Malmoen…Dinamon e Bukureshtit etj etj
Tirona e ikonave, simboleve e legjendave te pa perseriteshme te futbollit shqiptar…nder dekada …nuk e di se si ndihen atje ku prehen Lym Alla , Ver Shehu, Sh.Rreli…Li Mema, Skender Halili, S.Hyka, F. Frasheri , G. Kasmi, B.Ishka … A.Minga …e deri tek te gjallet …Bixhi, B.Bukoviku…T.Dibra, M.Baci, Sh. Muca, Josa, A.Kola, S. Mema, Alimehmeti, Fortuzi, B.Nallbani etj etj emra pa fund…
Turpi ju zente syte e kurre mos e bofshi piken e hajrit !
A.R.D



