Sot të gjithë në juglindje jan gdhirë më të mërzitur së një ditë më parë. Skënderbeun të gjithë do ta shikojnë tashmë në Kategorinë e Parë, e thënë ndryshe në kategorinë e të vegjëlve, duke u dorëzuar tashmë pas një sezoni me shumë vuajtje dhe me një fund dramatik.
Skënderbeu nga sot duhet të mendojë për ndeshjet me ekipet e vogla dhe kur askush nuk e priste që do të ndodhte kjo, ja që sot jemi zgjuar pa ëndrra dhe me verdiktin se duhet të pranojmë realitetin e hidhur.
Nëse do ta analizonim dje rënien e Skënderbeut të gjithë do të shfrynim me të madhe, do të bërtisnim me sharje dhe fyerje, sepse në fakt e meritonin, por sot jemi më të kthjellët dhe mund të flasim më qartë.
E para fjalë që na vjen në mendje dhe duhet ta themi është TURP. Vërtet turp për atë që bënë ata që veshën fanellën e Skënderbeut këtë sezon dhe e çuan situatën deri në këtë pikë. Dje në momentin dhe kohën e duhur, nuk pam Skënderbeun e vërtetë. Në vetëm një ndeshje u duhej të luanin lojtarëve bardhekuq dhe një të vetme nuk e bënë ashtu si duhet.
A ka turp më të madh, kur shikoje që ballshiotët luanin sikur të ishin në shtëpinë e tyre dhe Skënderbeut sikur i duhej barazimi. Përse Skënderbeu dje e pranoi në heshtje rënien nga superliga? Po tani çfarë do të thoni?
Nëse ka një pyetje tjetër që zor se do të mar përgjigje, pasi askush nuk na e do mendja që do e mar përgjegjësinë është: Kush e ka fajin e rënies së Skënderbeut nga superliga? Mund të vendosim gishtin tek të gjithë, por sot pak rëndësi ka, Skënderbeun nuk e kemi më mes më të mëdhenjve dhe duhet të presë një vit tjetër për të siguruar sërish ngjitjen.
A ka turp më të madh? Të gjithë prisnim që këtë vit Skënderbeu të bëhej gati për rikthimin e madh edhe në Europë, por ja që papritur Skënderbeu ra nga Kategoria Superiore, sa turp!
Turp është pak për ata futbollistë,q ë nuk e meritonin dje këtë fanelë. Edhe nëse kërkojnë falje, vërtet nuk ju falet. E shkelën me këmbë fanellën e Skënderbeut!
Fatos LAMAJ