Egnatia – Dinamo City, finalja e Kupës së Shqipërisë, m 1 maj, ora 18:00, në “Elbasan Arena”

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City, do të luhet të enjten, më 1 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Dy skuadrat kanë arritur me meritë në finalen e këtij edicioni dhe të enjten do të përballen për të fituar trofeun e 73-të në histori.

Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe përveç pjesëmarrjes në “Final Four”, tashmë ka si fokus kryesor finalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që rrogozhinasit arrijnë në finalen e Kupës, pasi kanë triumfuar në dy edicionet e fundit.

Dinamo City rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 14 vitesh. Një ekip me traditë dhe shumë eksperiencë në këtë kompeticion, dinamovitët kanë fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë.

Objektivi i Dinamo City-t është të rikthejë Kupën në shtëpi, ndërsa i Egnatias, të vazhdojë të mbrojë titullin dhe të qëndrojë kampione në fuqi.

Biletat për ndeshjen Egnatia – Dinamo City mund t’i blini online në linkun e mëposhtëm:

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu