(Video) KF Shkodra U15, mund Dinamon 1-0 dhe shpallet kampione e Shqipërisë në kategorinë e parë. Sezonin e ardhshëm luan në Superiore

KF Shkodra-Dinamo 1-0(Shënues: Erjon Vajushi 90’)

Formacioni i KF Shkodra: ARIEN PACAJ, ARBER XHILAJ, REGIS SUKAJ, SABIAN PRENDI, RUBEN NARKAJ, EMSED FANGAJ, ARDIS ZENELI, ENEA PATALAKU, ERJON VAJUSHI, ERIDON MLLOJA,  RIJAD META.(U aktivizuan: DENI ÇILAJ, ARJON OSMANAGA, KLEO LIVALLI, DEJVIS TULA, KLESARD FIKAJ). Tranjer: RUDI PIRANIQI

Gjyqtar: Indrit Myrtja

Ekipi U-15 i KF.SHKODRA, është  shpallurt KAMPION i SHQIPERISE  në kategorinë e parë duke fituar të drejten që në sezonin që vjen 2025-2026 të luaje në Kategorinë Superiore së bashku me ekipin U-14 që është pjesë e Superiores.

Një gjë e tillë është realizuar pasditen e së enjtes, kur në ndeshjen e fundit të kampionit mundi Dinamon me rezultatin 1 me 0. Sfida e luajtur në fushën sportive të Shtojit në një atmosferë shumë elektrizuese, ku të pranishëm ka qënë një numër rekord tifozësh, mes të cilëve edhe prind dhe familjar të sportistëve, ka qënë mjaft e dyluftuar.

0 me 0 pjesa e parë, ndërkohë që ashtu si edhe në 45 minutëshin e prë, edhe në të dytin presioni i ekipit të KF Shkodra i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi ka qënë mjaft i madh në portën dinamovite, por portjeri mik Leard Bakalli është dorëzuar vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, atëherë kur një goditje mjeshtrore e dhënë nga distanca nga kapiteni Erjon Vajushi ka përfunduar në rrjetën e portës dinamovite. Gol ky që ngriti peshë entuziasmin e kampit të KF Shkodra, por edhe të gjithë të pranishëve që po ndinin live ndeshjen.

Nuk ka vonuar dhe pas pak ka ardhur vërshëllima e gjyqtarit ndërkombëtar, Indrit Myrtja, i cili ka sinjluar përfundimin e të gjithë ndeshjes, e cila mbyllet me rezultatin 1 me 0 për KF Shkodrës. Rezultat ky që e shpall kampion KF Shkodra U15 duke e kualifikuar të luajë sezonin e ardhshëm në kampionatin e kategorisë Abissnet Superiore.

Një sukses ky i klubit, ekipit, stafit, prindërve që i kanë mbështetur dhe të  gjithë atyre që i kanë qëndruar pranë në arritjen e kësaj paraqitje speciale. Suksesi bëhet edhe më i bukur kur në këtë  kampionat kanë marrë pjese klube që i japin tonin futbollit në Shqipëri, si Dinamo, Flamurtari, Elbasani,Tomorri, që kanë mbështetje shumë më të madhe se Akademia e KF Shkodra.

Për këtë sukses, statistikat e kampionatit flasin vetë:  27 ndeshje të zhvilluara, janë fituar 21, barazuar 3, dhe humbur vetem 2. Janë shënuar 832 gola dhe pësuar vetem 12.

Në mënyre të veçante, suksesi ndahet me tranjerin Rudi Piraniqi, që me profesionalizem, pasion, vullnet, stervitje e disipline duke i qëndruar pranë djemve të ekipit është arritur në këtë pikë.

Futbollistët Erjon Vajushi, sulmuesi kryesor i ekipit, shënuesi me i mirë i kampionatit me 44 gola, lojtar i kombëtares Shqiptare U-15, Regis Sukaj, mbrojtësi kryesor i ekipit, me energji, grintë sportive, i pakalueshem, por edhe shënues i 15 golave,  portjeri Arien Pacaj me cilësi shumë të mira në mbrotje të portes duke pësuar vetem 12 gola gjatë gjithë kampionatit, një tregues i aftësive te tija, kanë qënë boshti i skuadrës dhe me kontributin e të gjithë lojtarëve të tjerë të ekipit si: Ruben Narkaj, Sabian Prendi, Arber Xhilaj, Emsed Fangaj, Eridon Mlloja, Enea Patalaku, Ardis Zeneli, Kleo Livalli, Deni Çilaj, Dejvis  Tula, Arjon  Osmanaga, Rijad Meta, Klesard Fikaj, Orges Okaj, u bë i mundur fitimi i titullit KAMPION.

Në mbyllje të krejt ndeshjes, FSHF, me prezencën e dy përfaqësuesve të Zyrës Rajonale të futbollit Shkodër, Hysen Zmijani dhe Jetmir Podgorica, trajnerit të kombëtares në futboll femra, Armir Grima, si dhe përfaqësuesit të grupimit të tifozëve të vjetër, Sandër Dema, ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe të trofeut të titullit kampion, Ndërkohë, për trajnerin Rudi Piraniqi dhe drejtorin teknik Taip Piraniqi, grupimi i tifozëve të vjetër të Vllaznisë, i ka dorëzuar dy çertifikata “Mirënjohje” për kontributin e dhënë në nxjerrjen e talenteve të futbollit, të cilët kanë furnizuar, jo vetëm Vllazninë, kampionatin shqiptar, Superiore dhe kategorinë e parë dhe të dytë, por edhe ekipet kombëtare, madje edhe në kampionatet e Kosovës, Maqedonisë dhe deri në Serinë A italiane.

(Video) Pamje nga ndeshja dhe goli i Vajushit dhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut kampion, si dhe prononcimet e dhëna nga trajnerët, Rudi dhe Taip Piraniqi, së bashku me futbollistët Erjon Vajushi, Regis Sukaj, Arien Pacaj.

Gaspër MARKU

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu