Monday, July 7, 2025

Eleminimi nga Europa League, Manchester United, Bilbao reagon për gjykimin

Lexo

Polemika në Spanjë për arbitrimin e Manchester United-Athletic Bilbao, gjysmëfinalja e Europa League e luajtur në Old Trafford dhe e humbur nga baskët 4-1.

Mediat spanjolle po rilançojnë imazhin e dëmtimit që ka pësuar mesfushori Benat Prados pas një goditjeje të dhënë nga Victor Lindelof.

Pas faullit, mesfushori i Bilbaos u desh të linte ndeshjen në minutën e 73-të për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor. Prados luajti për 10 minuta dhe ekipi i tij po fitonte 1-0. Arbitri gjerman Daniel Siebert nuk e ndëshkoi as me të verdhë ndërhyrjen ndërsa mysafirët kërkuan karton të kuq dhe ndërhyrjen e VAR-it.

Lojtari i klubit bask postoi imazhe të dëmtimit, i gjakosur dhe kishte një plagë të thellë të hapur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img