Ndryshe nga formula e “Final 4” për meshkuj, gjysmëfinalet nuk luhen me vetëm një takim, por me dy të tillë. Në dy duelet e para, Apolonia-Vllaznia dhe Partizani-Gramshi, ajo që të bie në sy është barazimi i Vllaznisë në transfertë me Apoloninë me rezultatin 1 me 1.
Skuadra kuqeblu, ka qënë e para që ka kaluar në avantazh në minutën e 53-të me autore Esi Lufo. Ndonëse, mundësitë kanë qënë qëVllaznia të shënonte edhe gola të tjerë për të qënë të qetë në arritjen e fitores, por nga ana tjetër, në limitin e gjithtë takimit, goli i Klea Hamonikajn, barazon rezultatin në 1 me 1.
Barazim ky, që e lë të hapur përcaktimin e finalistit të këtij çifti, zyrtarimi i të cilit do të jetë me datë 14 maj në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Ndërsa, Apolonia dhe Vllaznia e mbyllin në barazim, 1-1, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Partizani mposhti Gramshin në “Arenën e Demave” me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga Alvarenga Dias dhe rezultoi vendimtar për fitoren e vajzave të kuqe.