U ka mbaruar kontrata me Vllazninë-Mala, Krymi, Deliu, Bajrami në shënjestrën e Tiranës. Pritet reagimi i kuqebluve!

Tirana është në kërkim të lojtarëve dhe, në hije, po mundohet t’u mbushë mendjen futbollistëve që janë pa kontratë. Sulmin kryesor e bëri tek Egnatia, me Aleksin dhe Zejnullain. I pari i ka njoftuar se ka firmosur me kampionët, ndërsa të dytit i janë vënë në tavolinë 30 mijë euro menjëherë dhe 5 mijë euro rrogë mujore. Edhe nga Zejnullai nuk është konfirmuar ndonjë gjë, por në ditët në vazhdim, gjërat mund të ndryshojnë. Nga ana tjetër, te bardheblutë po shohin se mos qëllojnë në “supermarketin” Vllaznia. Te shkodranët ka disa lojtarë që janë pa kontratë.

Si fillim, bëhet fjalë për Esat Malën. Lojtari ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë edhe 12 asiste, duke qenë nga më të mirët. Bardheblutë mund t’i mbushin mendjen për ta pa sur në ekip. Në lojë për prizrenasin është edhe Egnatia si dhe Partizani, ndonëse me këta të fundit, mesfushori nuk është ndarë mirë.

Lojtari i dytë është Ardit Krymi. Një mesfushor qendror që Tirana e kërkon me doemos dhe mund t’u bëjë shumë punë bardhebluve. Një dëshirë e vjetër që ende nuk është plotësuar.

I treti është Ardit Deliu. Një vit më parë ishte bardheblu, por la kryeqytetasit për Vllazninë. Përfundimi i kontratës në Shkodër mund ta riveshë sërish bardheblu.

I fundit është Melos Bajrami. Futbollisti besohet të jetë pjesë e bardhebluve nëse largohet nga Shkodra dhe Tefik Osmani emërohet drejtor i 26 herë kampionëve. Gjithsesi, të shohim se çfarë do të ndodhë, cilat do të jenë lëvizjet e Tiranës dhe a do të ketë mundësi të “zhgrapë” ndonjë gjë te Vllaznia. LËVIZJET – Para dy ditësh u mësua se Tirana ka kontaktuar me portierin e Rabotniçkit, Igor Aleksovskin, që të veshë dorezat bardheblu. Burime në kampin bardheblu bëjnë me dije se kanë qenë vetë drejtuesit e skuadrës, të cilët kanë kontaktuar si me klubin dhe lojtarin, nëse është i gatshëm për të bërë transferimin në kryeqytetin shqiptar. Ende nuk ka një vendim final, por duket se Aleksovski do të jetë portieri i Tiranës për sezonin 2025-2026. Futbollistit i mbaron kontrata në 30 qershor dhe ai është i lirë për të qenë pjesë e bardhebluve. Lojtari këtë sezon numëron 32 takime si titullar, duke qenë në fushë 2880 minuta.

Olsi  AVDIAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu