Në prag të ndeshjes së fundit të La Ligës, Real Madrid dhe Ancelotti zyrtarizuan ndarjen e tyre pas ndeshjes së fundit të La Ligës të planifikuar për të shtunën më 24 maj në Bernabeu kundër Real Sociedad.
Në faqen e tyre, “Los Blancos” kanë renditur triumfet e shumta të trajnerit italian në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Presidenti Florentino Perez e falënderoi për punën që bëri dhe për mënyrën sesi ai përfaqësoi vlerat historike të klubit.
Ancelotti ka publikuar edhe një mesazh të gjatë dhe emocionues lamtumire për madrlënet në kanalet e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me një video me një kolazh të momenteve të paharrueshme që ka përjetuar në stolin e Real Madridit.
“Los Blancos” do të mbështeten te një trajner i ri (Alonso) duke nisur nga Kupa e Botës për Klube, e planifikuar nga 14 qershori deri më 13 korrik.
“Ishte një periudhë e bukur, në të cilën kam fituar shumë. Një tjetër arritje është edhe se kam bërë më shumë se 700 konferenca për shtyp me ju”. Karlo Ançeloti nuk është përmbajtur në konferencën për shtyp të fundit të mbajtur sot si trajner i Realit të Madridit.
Tekniku italian do të largohet për ti lënë vendin Ksabi Alonsos dhe në vigjilje të takimit të fundit të Realit për këtë sezon në La Liga ka thënë: “Nëse do të qaj, nuk do të mundohem që të fshihem”.
Nesër Reali sfidon Real Sociedadin në “Bernabeu” dhe trajneri italian ka pranuar se emocionet do të jenë të mëdha. “Nuk do të harroj kurrë edhe kuzhinierët, të cilët më gatuanin karbonara para çdo ndeshjeje”, tregoi Ançeloti.