Sunday, November 24, 2024

Futboll Superiore-Java e 32-të starton sot me çiftin, Kukësi-Vllaznia, ora 18.00

Lexo

Kukësi-Vllaznia është çifti i parë që hap javën e 32-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë Superiore. Sfida që starton në “Elbasan Arena” prej orës 18.00 pritet të jetë jo pak luftarake. Kuqebluve i duhen patjetër pikët e plota për të vijuar të jetë aty mes skuadrave pretendente të kreut të renditjes.

Ndërkohë, nga ana tjetër, tek Kukësi, edhe pse ka dalë jashtë loje për trofeun, madje edhe për zonën europiane, situata duket më e qetë. Megjithatë, humbja për skuadrën e drejtuar nga Josa do ta rëndonte akoma më shumë situatën, sidomos në aspektin psikologjik, por pse jo, pështjellimi i rezultateve në fundin e tabelës mund edha ta kërcënoj Kukësin për ta përfshirë në zonën e mbijeteses. Që do të thotë, se nga kukësianët sot pritet gjithçka, edhe mund të munden lehtë dhe me shumë gola, por edhe mund të ketë surpriza të pakëndshme për kuqeblutë.

Sa i përket kuqebluve, burime pranë stafit teknik bëjnë të ditur se sot në “Elbasan Arena” pritet një Vllazni tjetër, jo vetem në mënyrën e lojës, por edhe në emra. Ndryshimi pritet të jetë me aktivizimin në majë të sulmit të Arlind Kalasë, një futbollist i cili jo shumë larg ka qënë pjesë e skuadrës verilindore. Me aktivizimin e Kalasë, shtatlarti Haris Dilaver ulet në stol ashtu siç pritet të jetë edhe me Imerin për t’u zëvendësuar me Jonuzin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img