Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Gjysmëfinalet e Kampionatit Europian luhen nesër në “Elbasan Arena” & “Arenën Kombëtare”

DURRES, ALBANIA - MAY 26: ⁠Samuele Inacio of Italy celebrates scoring his team's second goal during the UEFA European Under-17 Championship 2024/25 Group B match between Belgium and Italy at Niko Dovana Stadium on May 26, 2025 in Durres, Albania. (Photo by Ben McShane - Sportsfile/UEFA via Getty Images)

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” hyn në fazën më emocionuese, teksa nesër në mbrëmje do të mësohen dy skuadrat finaliste që do të luftojnë për trofeun në finalen e madhe të 1 qershorit.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00, ku Franca, fituese e Grupit A, do të përballet me Belgjikën, që u rendit e dyta në Grupin B. Një përballje që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël, me praninë e shumë tifozëve në shkallët e stadiumit.

Menjëherë pas kësaj sfide, vëmendja do të zhvendoset në Tiranë, ku në “Arenën Kombëtare” do të luhet gjysmëfinalja e dytë, Itali – Portugali. Një duel spektakolar mes kampionëve në fuqi të Italisë, që shkëlqyen në fazën e grupeve, dhe Portugalisë që megjithëse e mbylli me pikë të barabarta me Francën në Grupin A, u rendit e dyta për shkak të golavarazhit.

Gjithçka është gati për këto dy sfida të zjarrta, ndërsa biletat vijojnë të jenë në shitje online në ebileta.al për të gjithë tifozët e interesuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu