Kombëtarja e Shqipërisë Muay Thai, vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare. Part Rikard Lekajt, një rezultat vërtet është arritur në Kampionatin Botëror IFMA 2025 në Turqi!
Të renditesh në vendin e 22-të nga 70 vende në pjesëmarrjen e parë me vetëm dy atletë dhe të fitosh një medalje bronzi është një arritje që dëshmon talent, vendosmëri dhe një potencial të madh për të ardhmen.
Kjo eksperiencë do të jetë thelbësore për rritjen e ekipit dhe për garat e ardhshme ndërkombëtare. Muay Thai në Shqipëri po bën hapa të mëdhenj përpara!
Një bravo e madhe me këtë rast, shkon për Presidenti e Federates Arbis Vjerdha, i cili duke qënë edhe në rolin e trajnerit, çdo vit i sjell Shqipërisë medalje nderkombëtare. Por, ndërsa rezultatet e kësaj federate vazhdojnë të jenë të larta, nga ana tjetër, Ministria e Sportit hesht,e denigron duke mos i akorduar asnjë lek. Një turp ky për këtë institucion, i cili në misionin e tij ka promovimin e sportistëve elitarë në arenën ndërkombëtare.