Arbitret simpatike shqiptare: Rusta, Salla, Kapxhiu, Pjetrushaj, gjykojnë sot ndeshjen Islandë – Francë. UEFA Nations League për vajza

Katër arbitret simpatike të futbollit shqiptar: Emanuela Rusta, në rolin e kryesores, Mirjeta Salla, Edjena Kapxhiu, anësore dhe Eglantina Pjetrushaj, arbitre e katërt, janë përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen, Islandë – Francë do të zhvillohet sot, më 3 qershor, në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reykjavik, në orën 20:00.

Pas përformancës së mirë të kampionatet e futbollit të Shqipërisë, arbitret shqiptare kanë marrë besimin e plotë nga institucioni i UEFA-s për të gjykuar në arenën ndërkombëtare, duke marrë disa takime të rëndësishme, pjesë e së cilës është edhe ky i sotmi.

Madje, mund të themi, se sfida mes Islandës dhe Francës në Grupin A2 të Ligës A, e cila do të luhet sot, më 3 qershor, në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reykjavik, në orën 20:00, që është besuar katërshes së arbitreve shqiptare, është një prej sfidave më të rëndësishme të ditës.

Urojmë një përfaqësim sa më të mirë arbitreve shqiptare në këtë përvojë të radhës në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu