Shqipëri-Serbi, sfida e shumëpritur, sonte, ora 20:45, në “Air Albania”. Silvinjo, propjekton emrat e titullarëve

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”,do të nis në orën 20:45.

Një ndeshje që pritet me interes të madh nga të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që jan. Kjo për shkak se sfida ndaj serbëve është mjaft sensitive, duke futur këtu historinë dhe marrëdhënien mes dy shteteve.

Por një tjetër arsye që e bën të rëndësishme këtë ndeshje, jan pikërisht incidentet e ndodhura në duelin e Beogradit, më 14 tetor të vitit 2014. Ndërsa, sonte të gjithë shqiptarët presin fitoren e madhe.

Bastet

Ndërkohë që kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre për këtë duel, duke parashikuar fituesin.

Një fitore e mundshme e serbëve në Tiranë është kuotuar me koeficentin 2.2. Ndërkohë që triumfi i Shqipërisë është kuotuar 3.75 dhe barazimi e ka koeficentin 3.

Pra sipas kompanive të basteve,favorit për të fituar mbrëmjen e sotme është Serbia. Megjithatë mbetet vetëm një parashikim nga bastet,pasi në fushë do të tregohet fituesi i vërtetë.

Formacioni i mundshëm

Ndërkohë që Silvinjo ka projektuar edhe 11-shen titullare që pritet të zbres në fushë mbrëmjen e sotme. Në portë me shumë mundësi do ta nis  Strakosha,ndërsa në mbrojtje,qendra do të mbulohet nga Ismajli dhe Gjimshiti. Krahu i majtë ësht blinduar nga Mario Mitaj,ndërsa në të djathtë Ivan Balliu pritet të lërë në stol Hysajn.

Përsa i përket mesfushës Asllani dhe Ramadani do të vendosen para mbrojtjes,ndërsa pak më i avancuar pritet të jetë Bajrami. Ndërkohë që 3-shja e sulmit pritet të jetë Hoxha,Broja dhe Asani.

Shqipëria(4-2-3-1):Strakosha,Balliu,Ismajli,Gjimshiti,Mitaj,Asllani,Ramadani,Asani,Bajrami,Hoxha,Broja Trajner:Silvinjo

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu