Ish-futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, foli pas barazimit 0-0 që Shqipëria regjistroi në shtëpi ndaj Serbisë, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:
“Secili prej tyre dhe maksimumin dhe derdhi gjak. Nuk mbaj mend një Shqipëri në formë kaq të mirë kohët e fundit dhe loja më pëlqeu shumë sonte.
Unë i pashë nën presion serbër, lojtarët tanë i pashë shumë mirë. Mbrojtja ishte me përgjegjësi të madhe. Lojtarët i ndoqën instruksionet e trajnerit.
Manaj është tip që ka shumë vetbesim. Mund t’i ndodhë gjithkujt që të humbasë penalltitë. Besoj se Manaj ishte i caktuar”, deklaroi Grezda.