Italia rrezikon kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës 2026. Një tjetër mungesë në Botëror, do të ishte e papranueshme për “të kaltrit”, që nuk kanë arritur të kualifikohen në dy edicionet e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Disfata në Norvegji, ka sjellë fundin e epokës Spalletti, që pas ndeshjes së nesërme kundër Moldavisë do të largohet nga pozicioni i tij.
Claudio Ranieri shihej si zëvendësuesi ideal, por në orët e fundit është Pioli ai që ka fituar terren dhe aktualisht ish-trajneri i Milanit është kandidati kryesor për tu ulur në stolin e Italisë.