Në stadiumin “Rose Boël” në Pasadena, Interi barazon 1-1 në debutimin në Kupën e Botës për Klube kundër Monterrey. Meksikanët marrin epërsinë në minutën e 25-të, falë Sergio Ramosit zikaltërit barazojnë me Lautaron. Asllani e nisi si titullar këtë takim dhe luajti për 68 minuta.
Trajneri Chivu nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në debutimin zyrtar në krye të Interit. Zikaltërit kontrolluan ndeshjen, por nuk arritën që të shfrytëzonin rastet e krijuara. Pas ndeshjeve të para, në krye të Grupit E qëndron River Plate me 3 pikë.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes afrikano jugorët e Mamelodi Sundoëns arritën një fitore historike, të parën në Botërorin e Klube (të gjithë historinë), pasi mposhtën 1-0 Ulsanin.