Glen Daja regjistron fitoren e parë në krye të verdhebluve. Pas barazimit në transfertë me kryesuesen Teuta, mund në shtëpi Partizanin

Elbasani-Partizani, 2-1(Shënues: Mazarin 82, Nikaj 90’/ Jovicic 17)

Shërim të shpejtë Erjon! Ky është dedikimi që skuadra verdheblu përcjellë për tifozin elbasanas Erjon, i cili pas dëmtimit të syrit në protestat e studentëve të kryeqytetit po mjekohet në Romë, pas fitores së marrë me përmbytje ndaj Partizanit.

Tekniku i ri Glen Daja regjistron fitoren e parë në krye të verdhebluve. Pas barazimit në transfertë me kryesuesen Teuta, mund në shtëpi Partizanin.

Referuar ecurisë së takimit, Partizani e nis shumë mirë sfidën duke kaluar në avantazh me Jovicic, që debuton në mënyrën më të mirë me fanellën e Partizanit. Miqtë luajnë më mirë, madje shënojnë sërish me Jovicic, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal 1-0 të Partizanit.

Elbasani ndryshon ritmin në pjesën e dytë dhe i afrohet golit me Nikajn dhe Boriçin. Loja është e hapur dhe të dyja skuadrat janë në kërkim të golit. Janë verdheblutë ata që gjejnë rrugën e rrjetës me Mazarin, që shënon golin e barazimit në minutën e 82-të.

Në minutën e fundit të takimit, vjen episodi që vendos fatin e ndeshjes. Nikaj shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pas verifikimit në VAR, gjyqtari Çelaj e vlerëson golin si të rregullt.

Elbasani përmbys gjithçka dhe fiton ndeshjen 2-1. Ky është suksesi i parë në kampionat për trajnerin Daja në krye të verdhebluve. Elbasani ngjitet në kuotën e 11 pikëve pas këtij suksesi, ndërsa Partizani në krizë të plotë rezultatesh mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 4 pikë pas përfundimit të fazës së parë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe