Ballina Futboll Conference League/ Dinamo City njeh kundërshtarin, përcaktohen edhe rivalët e mundshëm për...

Conference League/ Dinamo City njeh kundërshtarin, përcaktohen edhe rivalët e mundshëm për Vllazninë & Partizanin. Kuqeblutë mund të luajnë me Malisheven

Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit Atlètic Club d’Escaldes (AND) – F91 Diddeleng (LUX) në turin e dytë kualifikues të UEFA Conference League. Blutë, pas vendimit të UEFA-s, kaluan direkt në këtë raund. Ndeshjen e parë Dinamo City do ta zhvillojë në transfertë më 24 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në shtëpi më 31 korrik.

Ndërkohë, Vllaznia dhe Partizani kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë të Conference League, nëse arrijnë të kalojnë me sukses fazën e parë kualifikuese.

Nëse Vllaznia eliminon BFC Daugavpils, atëherë në raundin e dytë do të përballet me fituesin e çiftit FC Malisheva (KOS) – Víkingur Reykjavík (ISL).

Partizani, që ishte në vazon e favoritëve për raundin e dytë, në rast të kalimit të Nõmme Kalju FC, do të luajë më tej ndaj fituesit të çiftit St. Patrick’s Athletic (IRL) – FC Hegelmann (LTU).

Sakaq, Egnatia, në rast se eliminohet nga Breidablik në raundin e parë të Champions League, do të vazhdojë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League, ku mund të përballet me humbësin e çiftit PFC Ludogorets 1945 (BUL) – FC Dinamo-Minsk (BLR).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu