Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.
Në përbërjen të kombëtares U-15, janë edhe dy futbollistët shkodranë, Erjon Vajushi(KF Shkodra), Riad Syla(Atletik Shkodra), si dhe Alesio Gjergji, futbollist shkodran që luan në Itali(Udineze), për të cilët stafi teknik vlerëson shumë aftësitë e tyre individuale. Vajushi, që stërvitet nga trajneri Rudi Piraniqi, spikat prej vitesh si golashënuesi më i mirë i moshave, ndërkohë që Syla me trajner Saimir Kaloshin, bën diferencën me saktësinë e ndërhyrjeve të tij në prapavij. Po kështu, edhe Alesio Gjergji, djali i ish futbollistit shkodran, Valentin Gjergji, është titullar kryesor i formacionit të grupmoshave tek Udineze.
Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore. Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.
Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-15: