Friday, June 20, 2025

Kombëtarja U15, dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, Erjon Vajushi(KF Shkodra) dhe Riad Syla(Atletik Klub Shkodra), dhe shkodrani Alesio Gjergji(Itali), pjesë e listës së trajnerit Dama

Lexo

Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.

Në përbërjen të kombëtares U-15, janë edhe dy futbollistët shkodranë, Erjon Vajushi(KF Shkodra), Riad Syla(Atletik Shkodra), si dhe Alesio Gjergji, futbollist shkodran që luan në Itali(Udineze), për të cilët stafi teknik vlerëson shumë aftësitë e tyre individuale. Vajushi, që stërvitet nga trajneri Rudi Piraniqi, spikat prej vitesh si golashënuesi më i mirë i moshave, ndërkohë që Syla me trajner  Saimir Kaloshin, bën diferencën me saktësinë e ndërhyrjeve të tij në prapavij. Po kështu, edhe Alesio Gjergji, djali i ish futbollistit shkodran, Valentin Gjergji, është titullar kryesor i formacionit të grupmoshave tek Udineze.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore. Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.

Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-15:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img