Ballina Futboll 8 gola në miqësoren sllovene. Vllaznia shënon e para, por mundet 5-3...

8 gola në miqësoren sllovene. Vllaznia shënon e para, por mundet 5-3 nga FC Koper

FC.Koper – Vllaznia 5-3

 Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Jazxhi, Kouro, Bajrami, Krymi, Kruja, Yago, Qato, Mala, Dodaj, Balaj.(U aktivizuan: Jukaj, Hajdari, Sala, Tafili, Delaj, Gruda, Ara, Kubazi). Trajner: Edi Martini

Plot tetë gola u shënuan në miqësoren e sotme ndërkombëtare në mes Vllaznisë dhe FC Koper të Sllovenisë.

Takimi i luajtur në stadiumin Kranjska Gora të Sllovenisë, ishte i pari për kuqeblutë e Vllaznisë në kuadrin e programit të ndeshjeve miqësore për ditët përgatitore që po zhvillojnë në Maribor të Sllovenisë që prej datës 22 qeshor.

Me Kristi Qarrin në portë, për të vijuar me Jazxhi, Bajrami, Kurus në mbrojtje, Krymi, Kruja, Jago, Qato në mesfushë dhe Mala, Dodaj, Balaj, e nisi ndeshjen tekniku Edi Martini, ku shumë shpejt, që në minutën e pestë, i gëzohet avantazhit falë një super goditje të Andrey Jagos, e majta e të cilit e dërgoi topin në rrjetën e sllovenëve të FC Koper.

Rezultati barazohet në minutën e 20-të me golin e sllovenëve, rezu;ltat ky që qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë.

Pas pushimit mes dy pjesëve, 45 minutat e dyta, nisin me dy ndryshime në formacionin kuqeblu duke aktivizuar portjerin Aron Jukaj dhe Eslit Salën në mesfushë, ndërkohë që në minutat në vazhdim, në fushën e lojës për Vllazninë janë edhe treshja e të rinjëve ardhur nga Akademia Vllaznia: Xhoel Hajdari, Aris Ara dhe Gerald Kubazi, së bashku me Antonio Delajn, Ensar Tafilin, Ildi Grudën.

45 minutat e kësaj pjese të dytë nisin me dy gola të shpejtë në të dy portat respektive. Fillmisht janë sllovenët, ku sulmuesi i tyre i pambuluar nga askush në prapavijë, shënon një supergol me rrofeshatë.

2 me 1 për FC Koper, porn ë harkun kohor të 60-të sekondave është talenti i sulmit shkodran, Kevin Dodaj, i cili gjatë një inkursioni personal nga e majta, bën gjithçka vetë, ku edhe pse në një pozicion diagonal brenda zonës sllovene gjuan saktë duke barazuar rezultatin ne 2 me 2.

Sllovenët nuk pajtohen me barazimin, dhe pas ngulmimit në zonën kuqëblu arrijnë të shënojnë dy gola njëri pas tjetrit,fillimit me penallti pas një prekje me dorë të Jagos, dhe më pas me kokë, ku në një kros nga e djathta, qëndërsulmuesi i FC Koper nuk e ka të vështirë që i pambuluar nga askush godet saktë për në rrjetë.

Tekniku Martini orienton të tijët për të qënë më aktiv në vijën e parë sulmuese, dhe pas disa ngulmimeve, sidomos të Grudës, ky i funditpengohet në zonë dhe arbitri akordon penallti, të cilën vetë Gruda e shndërron në gol.4 me 3 me FC Koper, por pikërisht atëherë kur Vllaznia kërkon golin e barazimit, prapavija shkodrane krejtësisht konfuze, lejon sllovenët ta qarkullojnë topin lirshëm si të ishin në seancë stërvitore, deri sa arrinë ta shtyjnë topin në rrjetë.

5 me 3 për FC Koper, rezultat ky që mbyll të gjithë takimin në favor të sllovenëve, duke bërë që Vllaznia ta nis me humbje ciklin e takimeve miqësore në ditët përgatitore sllovene.

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu