Wednesday, July 30, 2025

Vllaznia, rivalitet në çdo pozicion. Spikat “lufta”, Gruda-Dodaj. Martinit i duhet të vendosë për njërin prej tyre

Lexo

Ndryshimi i skemës te Vllaznia nga ajo e sezoneve të shkuara ku më së shumti është përdorur rreshtimi 4-3-3 në 3-5-2, ka bërë që te shkodranët të ketë një rivalitet për disa pozicione në fushën e lojës. Fakt që ka shtuar konkurrencën tek futbollistët kuqeblu për të siguruar një fanellë titullari në prag të sezonit të ri 2025-26.

Një duel interesant mes dy lojtarëve aktualë të sulmit kuqeblu është ai Gruda-Dodaj. Të dy futbollistët duken në garë me njëri-tjetrin për të qenë partneri në sulm i Balajt, me kapitenin që është absolutisht i padiskutueshëm dhe duhet të ketë një futbollist në krah për të formuar dyshen e sulmit, ashtu siç e kërkon edhe trajneri Martini në saje të skemës 3-5-2 që aplikon 50-vjeçari. Kështu, deri në këto momente të fillim sezonit, konkurrenca më e madhe tek 9 herë kampionët e vendit duket pikërisht për rolin e sulmuesit të dytë.

Si Gruda dhe Dodaj janë alternuar mes tyre në miqësoret që kanë zhvilluar kuqeblutë deri në këto momente. Ku herë njëri e herë tjetri janë prezantuar si titullarë dhe të dy kanë shfaqur një formë relativisht pozitive duke shënuar edhe gola. Tashmë mbetet vetëm të presim se cili do të jetë më i aftë për të bindur Martinin që t’i besojë një vend titullari.

Endri ÇINARI

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img