Sunday, July 20, 2025

KAMPIONATI I FUTBOLLIT TË PLAZHIT RIKTHEHET NË GOLEM, FSHF HAP REGJISTRIMET PËR EDICIONIN E DYTË

Lexo

Federata e Futbollit në bashkëpunim me “Beachee Albania”, do të organizojë për të dytin vit radhazi kampionatin e futbollit të plazhit, i cili këtë sezon do të zhvillohet në Golem, më 26 dhe 27 korrik.

Regjistrimet janë hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e email-it: jdemneri@fshf.al .

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se vendet janë të limituara, ndaj të gjitha ekipet e interesuara duhet të nxitohen për t’u regjistruar sa më parë.

Ky aktivitet synon të promovojë futbollin e plazhit si një formë argëtuese dhe gjithëpërfshirëse, duke ofruar një tjetër hapësirë për zhvillimin e futbollit amator në vend.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img