Njëmbëdhjetë vjet pas lamtumirës së tij, aventura e dytë e Max Allegrit në stolin e Milanit ka filluar në mënyrë efektive. Trajneri i kuqezinjve, rikthimi i të cilit u njoftua zyrtarisht më 30 maj, u paraqit në një konferencë për shtyp menjëherë pasi drejtoi seancën e parë stërvitore të sezonit: “Objektivi numër një është ta kthejmë ekipin në Ligën e Kampionëve si një klub i klasit botëror – tha ai -. Jam i lumtur dhe kam shumë entuziazëm. Do të duhet të jemi një njësi e vetme dhe të gjithë të punojmë në të njëjtin drejtim”.
Trajneri i ri nuk zbuloi shumë për tregun: “Nuk do të kemi nevojë për një revolucion, gjëja e rëndësishme është të jemi gati për ndeshjen e parë më 17 gusht. Theo? Ai bëri zgjedhjet e tij, i uroj më të mirën”.
“Ne filluam menjëherë të punojmë me drejtorin sportiv dhe me të gjithë klubin. Për të marrë rezultate duhet të jesh një njësi e vetme, duhet të ecësh të gjithë në të njëjtin drejtim me profesionalizëm. Është e nevojshme për një klub si Milani. Sapo kemi filluar, ndajmë dinamikën çdo ditë”.
“Këtë mëngjes ishte seanca e parë stërvitore, fillon një aventurë fantastike. Jam shumë i lumtur dhe kam entuziazëm të madh. Kam gjetur shumë njerëz që i kam lënë pas dhe shumë njerëz të rinj, të cilët janë gjithmonë një stimul i rëndësishëm”.