Tuesday, March 3, 2026

(Video) Humbja në shtëpi me Daugavpils, kapiteni Balaj: Keqardhje për mënyrën sesi u mundën, Vllaznia ka forca ta përmbysë në Letoni

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas ndeshjes së parë me letonezët e Daugavpils e vlefshme për UEFA Conference League, ku Vllaznia u mund në mënyrë aksidentale me një gol, në të vetmin aksion të miqve në portën kuqeblu, kapiteni Bekim Balaj, shprehu keqardhje për mënyrën sesi skuadra e tij u ndëshkua në këtë ndeshje.

Ndër të tjera, Balaj, kishte rezerva në lidhje edhe me gjykimin, i cili sipas tij dhe skuadrës në tërësi, nuk akordoi dy penallti në favor të tyre.

Megjithatë, duke pranuar se përgjegjësia është në anën e tyre, sepse me epërsinë totale që shfaqën në fushën e lojës ato duhej ta fitonte ndeshjen, mbajtësi i shiritit të kapitenit kuqeblu, premton se Vllaznia, i ka forcat dhe mundësitë për ta përmbysur një javë më pas në Letoni dhe të kthehet në Shkodër e kualifikuar në turin e dytë të Conferencë League.

(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të Vllaznisë, Bekim Balaj, dhënë pas ndeshjes, Vllaznia-Daugavpils 0-1, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img