Monday, July 28, 2025

(Intervista) Prag Vikingur-Vllaznia. Trajneri shkodran që trajnon në Rejkjavik, Silvan Çokaj jep opinionin e tij nga Islanda: Nëse Vllaznia luan për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë do ishte një gabim fatal, gabim që e bëri dhe Egnatia që u mund thellë këtu në Rejkjavik

Lexo

Vllaznia do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit të turit të dytë të UEFA Conferencë League duke qënë mysafire në Rejkjavik të Islandes. Një qytet ku jeton edhe një komunitet i zgjeruar shqiptar, mes të cilëve spikasin edhe shumë shkodranë si dhe të rajonit verior në përgjithësi.

Njëri prej tyre është edhe Silvan Çokaj, trajneri shkodran i futbollit, i cili pas një karriere të suksesshme në Shqipëri me ekipet e moshave, që prej vitit 2019 dhe vazhdim vijoi të drejtojë rregullisht ekipet e futbollit të moshave, 12, 14 dhe 16 vjeçarë të klubit IR Reykjavik, ndërkohë që më pas falë punës së tij të mirë në ekipet përkatëse të moshave, ka marrë drejtimin e ekipit të rritur Uppsveitir.

Veriu Sport ka kontaktuar edhe herë të tjera me Silvan Çokajn, madje edhe një vit më parë, kur Vllaznia luajti me skuadrën tjetër islandeze, Valur, e kemi intervistuar edhe në Rekjavik, ndërkohë që tashmë e intervistojmë për pragndeshjen me Vikingur.

Përshëndetje Silvan! Fillimisht, do të donim një opinion tuajin për kualifikimin e Vllaznisë në turin e dytë të UEFA Conference League.

Personalisht, mendoj se ishte një kualifikim i merituar nga ana e Vllaznisë. Pas atij hapi fals në ndeshjen e parë luajtur në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e kthimit luajtur në Riga të Letonisë, pati një përmirësim të ndjeshëm të skuadrës në të gjithë drejtimet, ku falë edhe menaxhimit të trajnerit Martini, Vllaznia fitoi 4-2 duke realizuar një objektiv që krijoi një klimë pozitive tek tifoëria shkodrane dhe më tej.

Si u prit nga komuniteti shqiptar në Rejkjavik ku ju jetoni, kur mësuat shortin e turit të dytë që ekipi islandez do të përballet me Vllazninë?

Me formatin e ri te kompeticioneve europiane, tashme po kthehet ne normalitet perballja e ekipeve shqiptare me ato islandeze. Normalisht qe dhe komuniteti shqiptar edhe pse nuk jemi te shumte ne numer i mirepret dhe mbeshtet ekipet shqiptare qe vijne ketu.

Patjetër që ndeshjen e parë, Vllaznia-Vikingur të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e keni ndjekur përmes televizorit. Një analizë e juaja si trajner futbolli.

Po sigurisht qe e ndoqa ndeshjen permes TV dhe te them te verteten prisja te shihja nje Vikingur me te forte duke njohur kualitetin qe ka dhe paraqitjet qe ben ketu ne kampionatin vendas, pamvarsisht se ne pjesen e pare ata gjeten goxha hapsira ne krahet e mbrojtjes tone qe per fatin e mire te Vllaznise nuk u shfrytezuan sic duhet nga Vikingur. Por pjesa e dyte ishte nje tablo krejt tjeter dhe kjo per merite me se shumti te prof Edit (i imponuar dhe nga disavantazhi 0-1 sigurisht), qe diti ta lexoje lojen e kundershtarit duke mbyllur hapsirat ne krahet e mbrojtjes qe Vikingur e ka ne filozofine e tij sulmin nga krahet. Por, me kryesorja qe guxoj ta shtynte ekipin perpara, shpesh here duke bere presing te larte dhe agresivitet, per te mos lejuar kundershtarin te ndertonte lojen nga mrapa, duke bere qe te humbiste zoterimin e topit shum shpejt, dhe kjo gje rezultoj pozitive me shenimin e golave dhe permbysjen e rezultatit. Ne kete ndeshje du te vlersoj sulmuesin Bismark per ritmin dhe egon qe tregoj gjate gjithe ndeshjes, gjithashtu dhe per qendermbrojtesin Gjini i cili nese do kete vazhdimsi te kesaj performance besoj qe eshte nje lider i munguar prej shum kohesh tek mbrojtja e Vllaznise.

Me interes është të dimë se si është komentuar në media dhe opinionin sportiv islandez humbja e Vikingur në Shkodër?

Vikingur eshte ekipi qe ka bere historine ne Kupat e Europes bashke me Breidablik, duke u kualifikuar vitin e kaluar ne grupet e Konference Lige, ku dhe aty ka bere paraqitje mjaft dinjitoze dhe merita kryesore ka qene e trajnerit te meparshem Arnar Gunnlaugsson i cili tashme eshte emeruar trajner i Kombetares se Islandes. Me ikjen e ketij trajneri Vikingur sigurisht qe ka humbur stilin e lojes se meparshem por ngelet nje nder pretendentet kryesor per fitimin e kampionatit islandez, sepse e ka cilesine dhe kualitetin nga qe ka ruajtur pothuajse te gjithe lojtaret e sezonit te kaluar, dhe duke u fuqizuar me dy tre lojtare cilesore nje nder ta Sigurdson. Aktualisht Vikingur ka zbritur ne vendin e dyte ne kampionatin vendas pas barazimit 2-2 kete fundjave, qe sic duket mendja eshte e perqendruar totalisht te ndeshja kunder Vllaznise.

Të enjten, në Rejkjavik luhet ndeshja e kthimit e turit të dytë UEFA Conference League Vllaznia-Vikingur. Si është atmosfera atje në prag të kësaj ndeshje?

Sigurisht qe komuniteti ketu i mirpret evente te tilla sportive, qe me perpara kane munguar. Edhe pse shum shqiptare qe jetojne ketu, tashme jane me pushime ne vendlindje, por besoj qe nje numer i konsiderueshem do jene serish ne mbeshtetje te Vllaznise ashtu sic beme dhe per Egnatian 2 jave me pare qe fatkeqesisht u shperbly me nje paraqitje te turpshme, por kete rralle shpresoj qe Vllaznia te na beje krenar.

Me avantazhin e ndeshjes së parë 2 me 1, sa mendoni që Vllaznia mund t’ia dalë për të siguruar kualifikimin?

Sa i perket Kualifikimit, e shoh goxha te veshtire edhe pse e kemi avantazhin e ndeshjes se pare. Vikingur dhe pergjithesisht ekipet Islandeze tjetersohen ne fushen e tyre, te ndihmuar kryesisht nga terreni me bar artificial ne te cilin luajne gjate gjithe vitit.

Dhe per ta mbyllur mendoj qe, nese Vllaznia luan per te mbrojtur rezultatin e ndeshjes se pare do ishte nje gabim fatal. Nese ekipeve islandeze u jep hapsire per te luajtur, golat do jene te pa evitueshem, gabim qe e beri dhe Egnatia. Vllaznia shpresoj te luaj per t’u kualifikuar dhe te mos perseritet paraqitja si kunder Valurit një vit me pare.

Ju faleminderit Silvan, mirutakofshim të enjten në Rejkjavik!

Faleminderit nga ana juaj, shpresojmë dhe urojmë, të gëzojmë të gjithë së bashku pas ndeshjes.

Intervistoi: Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img