Sunday, August 17, 2025

Merkato-“Blindohet” KF Shiroka. Pas dyshes drejtuese, Tatanxhelo-Mani, Dibres, Filipit, Ruqit, Drabesë, firmos edhe Erjon Vucaj. Priten të tjerë në vazhdim…

Lexo

KF Shiroka është padiskutim ekipi që po spikat më shumë në merkaton verore të Kategorisë së Tretë. Me qetësi dhe pa shumë zhurmë e bujë, presidenti Ergi Axhani, falë edhe një përvoje dhe tradite sportive familjare, kur kemi parasysh edhe prindërit e tij, Hava dhe Fatmir Axhani, i pari me një karrierë të pasur me Vllazninë dhe e ëma, krahas sporteve të tjerë, ka bërë histori si trajnere e futbollit femra, i ka vënë vetes detyrë që këtë skuadër të ngritur nga zero ta çojë në nivele të larta sportive.

Nëse, sezonin e kaluar, nuk arriti të realizojë objektivin e kalimit në Kategorinë e Dytë, kjo edhe për faktor të ndryshëm, mes të cilëve edhe çështje gjykimi, këtë sezon të ri futbollistik 2025-2026, i ka vënë vetes detyrë ta realizojë objektivin kategori e dytë.

Dhe, një gjë e tillë dallohet qartë edhe në merkaton e studiuar dhe tejet të kujdesshme që po realizon, ku hapin e parë të ndërtimit të skuadrës së re e nisi duke piketuar stafin e ri teknik. Pas drejtorit sportiv, Matias Tatanxhelo dhe trajnerit të parë, Ardit Mani, vijoi me prezantimin e futbollistëve të njohur dhe me një karriere të pasur sportive në vite, duke nisur nga  Klejdi Dibra, një nga shtyllat kryesore të Besëlidhjes në vite, ish futbollistët e Vllaznisë dhe të disa skuadrave në vazhdim, Samet Ruqi, Anderson Filipi, Oltion Drabeja që luan edhe detyrën e zëvendës trajnerit, ndërkohë që firmosja e radhës, është me Erjon Vucajn.

Ky i fundit, ka me të vertet një karrierë mbresëlënëse, duke nisur nga Vllaznia dhe disa skuadra të kategorisë superiore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, e më gjërë, duke mos përjashtuar këtu edhe përvojën pozitive me ekipin kombëtar U21 dhe atë U19 më heret.

Nga sa bëhet e ditur, në listën e merkatos së presidentit Ergi Axhani, janë edhe emra të tjerë futbollistësh cilësor, kryesisht shkodranë, të cilët për momentin aktivizohen në ekipet e ndryshme të futbollit shqiptar, apo jashtë vendit, me të cilët është rënë dakord që të veshin fanelen e KF Shirokës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img