Ballina Futboll (Video) Kultura dhe tradita shkodrane në uniformat e Vllaznisë. Spikasin, simbolet historike...

(Video) Kultura dhe tradita shkodrane në uniformat e Vllaznisë. Spikasin, simbolet historike të Kalasë së Rozafës dhe Urës së Mesit!

Një javë para startit të kampionatit të Superiores, KF Vllaznia ka zgjedhur të bëjë prezantimin zyrtar të uniformave të reja, me të cilat do të luajë gjatë sezonit futbollistik 2025-2056.

Ndryshe nga herët e mëparshme, kur një gjë e tillë është bërë zakonisht në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, këtë radhë një “zë” krijuar në stafin e markentingut të kuqebluve e ka spostuar skenën në fjalë në dy pikat turistike të Shkodrës, Kalanë Rozafa dhe Urën e Mesit. Dhe, kjo ka arsyen e vet, sepse një dizajn i frymëzuar nga kultura dhe tradita shkodran, sjell në fanellën kuqeblu simbolet historike të këtyre dy pikave turistike të Shkodrës, me të cilat krenohet një qytet i tërë dhe më gjërë.

Dhe, për këtë, një përfaqësi e ekipit të Vllaznisë së meshkujve së bashku me ato të femrave, kanë pozuar para kameras dhe aparatit fotografik duke zyrtarizuar kështu uniformat e lojës për sezonin 2025-2026.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu