Tuesday, August 19, 2025

(Video) Futsal-Drejtori sportiv i Vllaznisë Arben Xhaferi: Mbërrin momenti historik i Vllaznisë. Më 27-30 gusht UEFA Futsal Champions League. Ftojmë tifozët të na ndjekin, udhëtim dhe akomodim falas në Parkun Olimpik “Feti Borova” Tiranë

Lexo

Vetëm pak ditë na ndajnë nga momenti historik i Vllaznisë së futsallës. Nga data 27 deri me 30 gusht në Parkun Olimpik “Feti Borova” Tiranë, luhen ndeshjet e fazës pareliminare të UEFA Futsal Champions League.

Në një prononcim për Veriu Sport, Drejtori Sportiv i KF Vllaznia Futsal, Arben Xhaferi, flet për përgatitjet e skuadrës kuqeblu të drejtuar nga trajneri Alsid Tafili, i cili njëherazi luan edhe në fushë si kapiten.

Sipas Xhaferit, dy ndeshjet miqësore të zhvilluara me ekipin e Ulqinit, njëra në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe tjetra në transfertë, i kanë shërbyer së tepërmi skuadrës për konsilidimin e formacionit të parë.

Pozitive për kuqeblutë  është përforcimi i skuadrës me element cilësor, ku krahas 23-vjeçarit nga Ulqini, Arnes Loloviç, me skuadrën është bashkuar edhe një lojtar tjetër cilësor nga kampionati malazez.

Tre ndeshjet e UEFA Champions League, Vllaznia do t’i luajë në Parkun Olimpik “Feti Borova” Tiranë. Sfida e parë është më datë 27 gusht 2025 ndaj ekipit kampion të Malit të Zi, Bajo Pivljani. Ballafaqimi i dytë është me datë 28 gusht mdaj kampiones së Islandes, Isbjorn dhe sfida e fundit dhe më e forta e grupit luhet ndaj kampiones së Holandes, Tiges Roermond.

Për drejtorin sportiv të futsales shkodrane, Arben Xhaferi, shumë e rëndësishme konsiderohet prania e tifozërisë shkodrane për të mbështetur Vllazninë në shkallët e Parkut Olimpik “Feti Borova” Tiranë. Ndaj, për këtë, përmes Veriu Sport, ai bën një ftesë publike, për të gjithë ato që dëshirojnë të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të ndjekur Vllazninë në ballafaqimet europiane, duke njoftuar se udhëtimi si dhe akomodimi në pallatin e sportit të Tiranës do të jetë falas.

(Video) Prononcimin e plotë të drejtorit sportiv të futsales shkodrane, Arben Xhaferi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img